Terror në Vlorë, hajdutët u prezantuan si policë
Update - Lidhur me plagosjen e dy vëllezërve gjatë grabitjes në Vlorë, një prej tyre ka thënë se autorët janë prezantuar si policë.

Raportohet se ata së fundmi ishin kthyer nga emigracioni, duke u kthyer në qëndër të vëmëndjes nga hajdutët. Resmi Torraj, i cili u plagos bashkë me të vëllane Dane, ka rrëfyer se grabitësit u prezatuan si policë. Sapo dera u është hapur nga prindërit e tyre, ata i kanë lidhur ata në katin e parë të banesës dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë, ku ishin dhe dy vëllezërit.

Teksa i kanë kërcënuar, më pas i kanë qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në Llakatund të Vlorës, ku në shenjestër ishin vënë vëllezërit Dane dhe Resmi Torraj, përkatësisht 29 dhe 36 vjeç.

Dy vëllezërit kanë marrë plumba në bark dhe në kokë dhe aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës. Lidhur me këtë grabitje, nga të dhënat paraprake mësohet se janë shoqëruar në polici 17 persona me precedentë penalë, kryesisht banorë të zonës.


09:53 - Hyjnë për të vjedhur, hajdutët plagosin kryefamiljarët në Vlorë

Mbrëmjen e djeshme dy vëllezër janë plagosur nga dy hajdutë, të cilët pasi janë përleshur me ta, janë larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja pa pasoja për jetën ka ndodhur në familjen Torraj, në fshatin Llakatund në Vlorë. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se vëllezërit kanë ndjerë dy hajdutët që kishin hyrë në banesë për të vjedhur dhe janë përleshur me ta.

Gjatë përleshjes, hajdutet kanë plagosur dy vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet identiteti i dy autorëve, ndërsa policia ka nisur nga hetimet paraprake. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori