Hungaria zyrtarisht në mbështetje të Bashës: Jemi me opozitën
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka njoftuar mbështetjen zyrtare të vendit të tij ndaj protestës së opozitës në Shqipëri.

Ky qëndrim u shpreh gjatë një takimi zyrtar me kreun e PD-së Lulzim Basha në Maltë, ku po mbahet kongresi i Partive Popullore Europiane.

“Z.Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend.

Kryetari i Partisë Demokratike po merr pjesë në punimet e Kongresit të Partive Popullore Europiane në Maltë, ku pritet të mbajë edhe fjalën në seancën plenare dhe të ketë takime të veçanta me liderë europianë.

PPE është grupimi politik më i madh në Parlamentin Europian dhe kryeson Parlamentin Europian, Këshillin Europian dhe Komisionin Europian”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Basha dhe Orban diskutuan për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për kërcënimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare.

Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi z.Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme./albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori