Humoristi: Nuk pranoj të bëhem deputet
Aktori dhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai, në 11 maj zyrtarisht shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Kolonjë.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Ftesë në Pesë’ në Top Channel, ai rrëfeu arsyen se pse e bëri një zgjedhje të tillë.

"Nëse do më vinte tani një propozim për deputet nuk do e pranoja, por për kryetar bashkie do e pranoja. Sepse unë nëse rregulloj shkollën, nuk e rregulloj vetëm një socialisti, demokrati, lsi-sti, republikani apo çami, çdo njeriu. Nëse unë rregulloj rrugën, ndriçimin, ujësjellsin, nuk e merr vetëm një njeri, por të gjithë. Jam i lumtur se nëse dikush nuk të do për bindjet politike ata marrin shërbimin njësoj." tha ai.
Shtuar më 15/05/2019, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori