Humor Shqipërie! Dukagjini i bllokuar se fadroma nuk ka naftë
Komuna e Shalës dhe e Shoshit në zonën e Dukagjinit vijojnë të jenë të bllokuara prej më shumë se 1 jave nga dëbora e cila arrin deri në trashësinë 1 metër. Shtabi i Emergjencave Civile ka vënë në dispozicion një fadromë për largimin e borës nga rruga që lidh Dukagjinin me Shkodrën, por mbetet problem mungesa e furnizimit të saj me karburant.

Në komunën Shalë janë 320 familje që jetojnë në kushte të vështira. Ndërsa prej ditësh nuk furnizohen as me energji elektrike.

Por një situatë krejt tjetër paraqitet në pikën turistike të Razmës në komunën Shkrel, ku dëbora ka ftuar turistë nga vendi por edhe të huaj.

Ngricat janë prezente në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në akset Qafë Mali-Flet dhe Fushë Arrëz–Qafë Shllak. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori