E rëndë, ndërron jetë atleti 25-vjeçar shqiptar në Greqi

Atleti 25-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Denis Gjura humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Patras.

25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra.

Përplasja ka qenë e fortë dhe atleti shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediet greke.

Denis Gjura ishte  atlet i Esperos Patras dhe kishte fituar  disa çmime siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”./albeu.com/


Shtuar 16.03.2023 12:15