Humbja e jetës së Dritëro Agollit, Nishani, Meta dhe Veliaj shprehin ngushëllimet
Ditën e djeshme humb i jetën një ndër figurat më të shtrejta të letërsisë dhe letrave shqipe.

Figura të ndryshme të politikës në shqipëri kanë shprehur dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet familjes së tij më anë të deklaratave për shtyp.

Deklatara për shtyp e presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani

“Të dashur familjarë të Dritëroit të ndjerë,

Me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortit, babait, gjyshit dhe njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm.

Me këtë rast të trishtë dhimbjeje, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, dhe në emër të qytetarëve shqiptarë, duke u përpjekur t’ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste tejet të vështira!

Me ikjen nga kjo jetë të Dritëro Agollit, letrave shqipe do t’iu mungojë shkrimtari dhe poeti i ndritur, autori i një krijimtarie letrare të vyer e të pashtershme, që pasuron cilësisht e në mënyrë origjinale thesarin e trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar.

Ndërsa shoqëria jonë humbi mendimtarin e kthjellët dhe veprimtarin me impakt të pamatshëm publik, i cili me kontributet e tij të rralla në dy periudha historike, la gjurmë të pashlyeshme si protagonist i lëvizjeve emancipuese përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli si në art, ashtu edhe në politikën shqiptare të epokës së pluralizmit.
Edhe një herë ngushëllime dhe Dritëroit i pastë shpirti dritë në jetë të jetëve!

Deklatara për shtyp e kreut të Kuvendit Ilir Meta

“Mësuam me dhembje jashtëzakonisht të thellë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Dritëro Agollit. Pas këtij lajmi, sot bota shqiptare është më e varfër dhe dhembja padyshim e jashtëzakonshme dhe e pamatshme.

Si Kryetar i Kuvendit, por edhe si mik i tij, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së Dritëroit, Sadijes, Elonës dhe Tanit, por edhe të gjithë të dashurve të tyre. Dua t’i shpreh ngushëllime gjithashtu të gjithë botës së letrave shqipe dhe të kulturës sonë për këtë humbje të pazëvendësueshme përgjithmonë.

Dritëro Agolli ishte dhe do të mbetet figurë e rendit të parë në zhvillimin e mendimit shqiptar prej gjysmës së shekullit të kaluar, reformator historik i letërsisë shqipe, përfaqësues i zhvillimeve më të përparuara të kulturës shqiptare, reformator i jashtëzakonshëm edhe i politikës shqiptare me kontribut historik për proceset demokratizuese, burrë shqiptar me rrënjë të thella dhe me karakter të fortë dhe referencë e zhvillimit tonë shpirtëror. Njeriu që jetoi në kohët moderne me filozofinë naimiane të tretjes së qiriut për t’u ndritur mendjen të tjerëve.
‘Na dritërofsh gjithnjë Dritëroi ynë!’, dëshiroj të them në këto momente. Të prehet në paqe dhe në mirësi!”,- u shpreh Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta.

Deklarata për shtyp e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh Dritëro Agolli. Në faqen e tij në Facebook, Kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit edhe një strofë mjaft domethënëse nga poezia “Vdekja” e shkruar prej penës së artë të letërsisë shqipe, Dritëro Agolli.

Postimi
“Veç me vdekjen s’jam takuar kurrë,
Ndaj e pres nderuar në shtëpi,
Për respekt një qengj manar në furrë,
Për humor një shishe me raki."/.albeu.com/



Shtuar më 04/02/2017, ora 11:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori