Humbin rrugën në Llogara, dy turistët e rinj gjenden pas disa orësh
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:40 në malin e Llogarasë, pas antenave të këtij mali, dy persona kishin dalë për turizëm dimëror, por më pas kishin humbur rrugën e kthimit dhe kërkuan ndihmën e policisë pasi jeta e tyre ishte ne rrezik për shkak të dëborës së rënë dhe errësirës.

Menjëherë shërbimet e Policisë së Vlorës, filluan kërkimet me qëllim për t'iu ardhur në ndihmë këtyre dy personave.

Pas disa orë rrugë dhe kërkimesh në këtë terren të thellë, në kushte të vështira të errësirës, sasisë së dëborës së rënë dhe ftohtit, u bë e mundur gjetja e këtij çifti dhe shpëtimi i tyre.

Shtetasit me gjeneralitetet B. F., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe D. M., 34 vjeçe, banuese në Fier, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi u transportuan drejt Stacionit të Policisë Orikum, u lanë të lirë shëndoshë e mirë për në banesat e tyre./albeu.com/

Shtuar më 29/01/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori