Humbi prindërit në aksident, drejtori i spitalit tregon gjendjen e 3-vjeçares që mbijetoi
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrëshen-Rubik, ku si pasojë e një përplasje, 4 anëtar të një familje kanë ndërruar jetë.

Edmond Tarkaj, drejtor i policisë së qarkullimit rrugor, në një prononcim për Report Tv ka thënë se dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të mjetit tip ‘Citroen’ në një aks ku nuk lejohet një gjë e tillë, duke sjellë dhe përplasjen fatale me kamionin. Gjithashtu, ai ka thënë se është shoqëruar në komisaritat drejtuesi i kamionit, i cili ndodhet në gjendje të mirë.

"Ngjarja është me katër viktima të një familje, drejtuesi i mjetit është burri i familjes, Blerim Avdiaj dhe ka shpëtuar vetëm një vajzë 3 vjeç, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës. Mjeti vinte nga Kukësi drejt Milotit ku është përplasur edhe me kamionin.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar paranë organeve të komisariatit të policisë Mirditë dhe ndodhet në gjendje të mirë. Ai shprehet se ka qenë një parakalim i gabuar nga mjeti ‘Citroen’ që shkaktoi aksidentin në një aks që nuk lejohet parakalimi”, tha Tarkaj.

Ndërkohë, drejtori i spitalit të Traumës në Tiranës Arben Zenelaj ka treguar për gazetaren Glidona Daci gjendjen e fëmijës 3-vjeç që mbeti e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit.

Ai është shprehur se aktualisht mjekët por bëjnë vlerësimin e gjendjes së saj pasi ka vetëm pak minuta që ajo ka mbërritur në spital. Aktualisht ajo arrin të marrë frymë pa nevojën e pajisjeve mjekësore. Po vijojnë ekzaminimet.
Shtuar më 14/01/2021, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori