Humbi përpara një viti vëllain në aksident, deputetja socialiste prek me fjalët e ndjera
"Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë..."

Deputetja Socialiste, Blerina Gjylameti, humbi në mënyrë tragjike të vëllanë përpara një vititi, në një aksident të rëndë automobilistik në tunelin e Elbasanit.

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, përmes një postimi në facebook, deputetja socialiste përkujton me fjalë të ndjera njeriun e zemrës.

Postimi i plotë:

Një vit pa ty, na duket pafundësi !

Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.

Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën.

Sjanë pak , kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit, ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.

I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e çdo kënd që kishte nevojë.

Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!

Shtuar më 19/10/2020, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori