Humbi kontrollin e makinës dhe ra në humnerë, vdes i riu në Prrenjas
Një 34 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në Prrenjas, në fshatin Dritaj.

Shtetasi me iniciale I.D, 34 vjeç ishte duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Irakli Gjergji Bengo ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur ku pas humbjes së kontrollit makina ka rënë në humnerë.

34 vjeçari, ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

Shtuar më 03/06/2020, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori