Rrahën Elidon Kushovën, gjykata e Sarandës vendos për fatin e tre autorëve, liron një prej të fortëve

Gjykata e Sarandës ka vendosur pas mesditës së sotme masën e sigurisē “Arrest në burg” 40 vjeçarin Armando Hako dhe 29 vjeçarin Enrik Proda ndërsa ka lënë të lirë 57 vjeçarin Sinan Proda.

Ata u paraqiten para Gjykatës së Sarandës për t’u përballur me një sërë akuzash, pas zbulimit se dy të parët janë autorë të ngjarjes së 12 shtatorit në mbrëmje, ku me maska dhe armë mësynë në Bar-Restaurant “Sunset” dhe goditën me sende të forta në sy të familjarëve Elidon Kushova.


Shtuar 20.09.2022 17:20