Humbi jetën papritur, miqtë i bëjnë dedikimet e ndjera të riut shqiptar (FOTO LAJM)

Osvaldo Kënga humbi jetën vetëm një ditë më parë, pak pasi u ndje keq në orën e mësimit.

Shqiptari 19-vjeçar i cili jetonte prej vitesh në Itali, humbi jetën për shkak të një ataku kardiak, por familja akoma po pret autopsinë e saktë për ta vlerësuar vdekjen e papritur të të riut.

Për të ka pasur shumë reagime, miq dhe të afërm të cilët shprehin ngushëllimet.

Madje Isabella, një mikeshë e Osvaldos ka publikuar disa postime ku ndër të tjera shkruan:

"Të takuam atëherë kur akoma nuk dije mirë të flisje italisht, por ne menjëherë të ofruam miqësinë dhe dashurinë tonë. Kemi kaluar kaq shumë aventura miku im, nuk më besohet që nuk je më pranë nesh, nuk kam fjalë. Aldo prehu në paqe." /albeu.com/

Shtuar më 21/02/2020, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori