Humbi jetën në sallën e lindjes, merret i pandehur mjeku i Rexhina Debrovës
Mjeku Ardian Kadefçiu është marrë i pandehur nga Prokuroria e Elbasanit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në maternitetin e Elbasanit në muajin prill të këtij viti.

Kadefçiu është mjeku që ka ndjekur që nga fillimi shtatzëninë e nënës 25-vjeçare që humbi jetën pasi lindi fëmijën e saj të parë.

Një ditë më parë në një status në rrjetet sociale, Algert Debrova, bashkëshorti i Rexhinës së ndjerë akuzoi për neglizhencë gjatë trajtimit të 25-vjeçares, mjekun Ardian Kadefçiu dhe mjeken Blerta Arapi.

Ai kërcënoi hapur se do të bënte vetëgjyqësi ndaj mjekëve teksa shkruante se ‘do t’u ngulte gjilpëra në sy’ dhe se ‘i priste vuajtja’.

Shtuar më 23/10/2019, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori