Humbi jetën në moshë të re, mesazhe rrënqethëse nga miqtë për 22-vjecaren (FOTO LAJM)

Pas një aksidenti të rëndë pasditen e djeshme në Vorë, është ndarë nga jeta në lule të rinisë, kryetarja e FRESH në Njësinë 6, Rajselda Hamza, rreth 22 vjeçe.

Policia njoftoi se në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën.

Sot, të shumtë kanë qenë miqtë dhe kolegët e saj të cilët i kanë lënë mesazhe prekëse në Facebook, duke mos gjetur dot fjalë për ikjen e saj të parakohshme.

E reja është përcjellë për në banesën e fundit në orën 16:00.
Shtuar më 15/07/2019, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori