Humb jetën në mënyrë të papritur një tjetër pacient tek Infektivi
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot një tjetër viktimë nga koronavirusi në vend.

Bëhet fjalë për një 69 vjeçar që humbi jetën në mënyrë të papritur mëngjesin e sotëm.

Pacienti S.K. po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Shtuar më 26/05/2020, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori