Pasditen e djeshme është ndarë nga jeta 22 vjeçari që u përshi në aksidentin e raportuar nga mediat italiane në autostradën mes Montopolit dhe Pontedera.
I ndjeri është Klevis Luka, i cili po
ngiste makinën e tij ku më pas është përplasur me
kamionin.
Në aksident ka humbur
jetën edhe një i ri nigerian, Oduëare Imafidon, 21 vjeç.
Sipas hetuesve, Klevisi po
ngiste “Fiat Grande Punto” dhe po kthehej në Livorno me mikun e tij “Odu” kur papritur humbi kontrollin e makinës dhe u
përplas me barrierat e rrugës e më pas me
kamionin e parkuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018,
ora 10:53