Humbi gruan, vajzën dhe mbesën: Ajeti rrëfen tragjedinë
Tërmeti i 26 nëntorit mori 52 jetë dhe shkaktoi një dhimbje të madhe tek shumë shqiptarë.

Një prej tyre ishte edhe Ajet Meçja, të cilit tërmeti i mori vajzën, mbesën dhe gruan.

Një tragjedi e rëndë të cilën, ai ka vendosur ta rrëfejë ditën e sotme.

Në takimin me kryeministrin, Ajeti rrëfeu se si vajzat më të dashura të jetës u gjetën në gërmadhat e godinës gjashtë katëshe në Durrës.

"Pas tërmetit të parë, vajza tha, babi të vij të fle tek shtëpia jote. Unë me idenë që tërmeti i parë është më i forti, i thashë të vinin. Unë fjeta në një dhomë të vogël, vajza me mbesën në dhomën tonë, ndërsa gruaja fjeti në kuzhinë.

Në orën 4 të mëngjesit ra tërmeti i fortë. E kam dëgjuar që ulërinte shumë mbesa dhe nuk pata mundësi të dilja se ishte shumë e vogël. Gjeta një hapësirë 30 cm dhe bëja të shtyja lart, nuk e shtyja dot. Dal jashtë shikoj vetëm vëllain e Edisonit me gruan dhe fëmijën.

Pallati ishte bërë grumbull. U ngjita dhe thërrisja Roza, Djena, Esiela. Dëgjoja vajzën që thoshte, "Mami", mbesën që thërriste "gjyshi", por s’munda ta shpëtoj. Roza nuk dëgjohej fare…", u shpreh Ajeti.

Kërkesa e vetme që kishte për kryeministrin ishte që ti siguronte një pension, për të cilin Rama i tha se do i realizonte gjithçka dëshironte.
Shtuar më 12/12/2019, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori