U kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, arrestohen 2 shkodranët në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit Pararoja 2”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Vorë, duke transportuar me 2 automjete, 13 emigrantë, të cilëve, kundrejt pagesës 600 euro për person, iu kishin premtuar transportimin nga Saranda në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e tyre në pikën kufitare me Malin e Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Policia sekuestroi dy automjete dhe 3 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 7.04.2023 09:03