Humbi çdo gjë në lloto, babai i dy fëmijëve në Cërrik vret veten
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik.

44-vjeçari, babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në objektin ku punonte.

Viktima ishte roje e godinës së ish-uzinës së naftës në Cerrik.

Nga raportimet e para mësohet se 44-vjeçari vrau veten pas humbjes së pasurisë në lloto sporti.

Mësohet se 44-vjecari i kishte vënë të gjitha lekët që dispononte në lloto por humbja e Belgjikës me Francën ka bërë që t'i humbasë kursimet e familjes.

I ngarkuar psikologjikisht, babai i dy fëmijëve ka kryer vetëvrasje.

Viktima Arens Tabaku ka lënë nje letër ku i kërkonte ndjese familjes për ç'ka kishte bërë. /albeu.com/



Shtuar më 12/07/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori