Humbet jetën në aksident punonjësi i Delta Force në Vlorë, Artur Dervishi
Një aksident i rëndë me motor ndodhur pasditen e sotme, i ka marrë jetën një punonjësi te Delta Force në Vlorë, Artur Dervishi.

47 vjeçari është aksidentuar për vdekje në Kutalli, pasi ka humbur kontrollin e motorit.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit, si pasojë e plagëve të shumta. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori