Emri i Presidentit? PS mbledh grupin parlamentar javën e ardhshme

Socialistët pritet të mbledhin grupin parlamentar ditën e martë. Sipas burimeve, në mbledhje pritet të diskutohet për çështjen Rakipi, qëndrimi që do të mbajë partia socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.

Kujtojmë se tre ditë më parë Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sanksione ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi, aleat i shumicës socialiste, si dhe , Ylli Ndroqit për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion.

Ndërkohë Shqipëria është në prag të zgjedhjes së emrit të ri të Presidentit.