Humb jetën një foshnje pas lindjes, policia merr nën hetim mjeken përgjegjëse
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në maternitetinKoço Gliozheni” ku sipas burimeve nga policia një foshnje ka vdekur sapo ka lindur.

Mësohet se policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje si dhe është marrë në pyetje edhe mjekja përgjegjese.

Policia tha se ka çuar dosjen në prokurori për mjeken gjinekologe me inicialet M. R., sepse në orën 19:00, në maternitetinKoço Glozheni”, gjatë lindjes së M. M., ka vdekur foshnja e gjinisë femër.

Pas denoncimit si provë materiale është sekuestruar kartela e pacientes dhe pritet akti i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së foshnjes./albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 15:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori