Grupi i Berishës zgjedh sot kreun e degës së Roskovecit, Luan Baçi sulmon Alibeajn: Vazhdon dhe dëmton PD

Sot Grupi i Rithemelimit po zgjedh kreun e degës së PD në Roskovec. Në garë janë dy kandidatët Emeis Xhaxhaj dhe Kevin Cjapi.

Për të vëzhguar këto zgjedhje, është i deleguari i Berishës është Luan Baçi, i cili ka sulmuar dhe ironizuar Enkelejd Alibeajn.

“Këto zgjedhje janë të gjithë pranuara pasi zhvillohet nga vet demokratët. Do të jemi më të fortë më të hapur më të bashkuar ashtu sikurse ka qene slogani i PD, përtej  propagandës dhe nxirjes që bëjnë disa individë që vazhdojnë akoma të dëmtojnë PD siç është ai që e quan vetën kryetar i komanduar. Do t’i ftoja të ishin në Roskovec sot për të parë realitetin, që ka një pjesëmarrje të lartë dhe faktet flasin vet. Do t’i ftoja të ishin pjesë e garës dhe jo të nxijnë realitetin nëpër media sepse ashtu si dështuan me kuvendin e tyre të famshëm që u ulën 5004 delegatë në 1940 karrige , kështu po dështojnë çdo ditë me propagandën dhe shpifjet e tyre. I referohem zotit Alibeaj dhe atyre 3-4 që janë rreth tij “, tha Baçi./albeu.com