Humb jetën oficeri i policisë në aksin Radhimë-Orikum
Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur është shënuar në aksin rrugor Radhimë-Orikum.

Mjeti tip Nissan me targë AA 935 NL ka rrëshkitur nga rruga duke u përplasur më një tjetër automjet.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti dhe humbja e kontrollit nga shoferi i tij.
Dyshohet se i vdekur ka mbetur Shpëtim Abazi, rreth 50-vjeç, oficer policie. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2016, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori