Për shkak të koronavirusit të ri (
Covid-19) në Ukrainë ka vdekur një grua e moshës
71-vjeçare">
71-vjeçare.
Në një deklaratë nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë të
Ukrainës, thuhet se pavarësisht ndërhyrjeve ka humbur
jetën një grua e cila ishte diagnostikuar dje me
Covid-19 në rajonin Jitomir.
Si pasojë janë vendosur në karantinë anëtarët e familjes së gruas
71-vjeçare">
71-vjeçare që humbi
jetën, që është rasti i parë i vdekjes në Ukrainë nga
Covid-19, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes së
Ukrainës në një konferencë për media njoftoi se në kuadër të vendimeve të marra, pas dy ditësh kufijtë e
Ukrainës do të mbyllen për dy javë për shtetasit e huaj.//AA
Shtuar më 14/03/2020,
ora 08:21