Një lajm i hidhur ka ardhur ndërkohë nga radhët e punonjësve të OSHEE-së, ku bëhet me
dije se ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një punonjës, i quajtur
Artur Doçi.
Lajmin e kanë bërë me
dije miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkrujnë se ai ishte një djalë
fisnik dhe
familjar model.
“Sapo na la nga covidi poshter nje djale
fisnik, nje mik i shtrenjtë, nje
familjar model, nje burrë Kukesi me zemër te madhe që të rrallë i ka shokët. Na preve krahet o shoku yne i mirë. Zoti te deshi per vete ne qiell. Si ne ketë foto do te mbaj mend gjjthmonë. Te qoftë dheu i lehtë
Artur Doçi.“- shkruan Paulin Ndreu.
“Stafi i DKRH OSHEE sot humbi djalin me te mire. U prehsh ne paqe miku im
Artur Doçi”- shkruan miku i tij në mediat sociale.
Shtuar më 15/12/2020,
ora 22:23