Humb jetën në punë 47-vjeçari, bie në kontakt me rrymën
Një 47 vjeç ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti në punë, ndërsa është vënë në pranga përgjegjësi teknik i firmës që po bënte punimet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Repsit në Rrugën e Kombit, një ditë më pare.

Ai ka qenë duke montuar një shtyllë hekuri, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Kontakti ka qenë vdekje prurës për 47-vjeçarin me inicialet B. S., nga Vora, Tiranë.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç.A, vjeç 63, banues në Tiranë, përgjegjës teknik, pasi rreth orës 10.00, në Reps, në rrugën e kombit Mirditë, tek një karburant, duke punuar për vendosjen e shtyllave ndriçuese të karburantit, dukë mos respektuar rregullat e sigurimit teknik, shtetasi B.S, vjeç 47, banues në Vorë, Tiranë, ka rënë një kontakt me rrymën elektrike dhe ka vdekur. Neni 289 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2017, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori