Humb jetën në një aksident deputeti i Pogradecit i PD, Besnik Jaçelli
Albeu.com
Në orën 23.40 të datës 26.04.2007 në autostradën Tiranë-Vorë në afërsi të Vorës, në një aksident të rëndë automobilistik, humbi jetën zoti Besnik Ali JAÇELLI, deputet në Kuvendin e Shqipërisë.Besnik Ali JAÇELLI Lindi më 3.3.1966 në Buçimas të Pogradecit dhe është i martuar me tre fëmijë. Mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjeologji-Miniera, Dega Gjeologji si dhe Fakultetin e Drejtësisë.Pjesëmarrës aktiv në proceset demokratike. Nga viti 1997 e në vazhdim fal kontributit të tij zgjidhet anëtar i kryesisë së Degës së PD-së në Pogradec. Zgjidhet për dy mandate si kryetar i komunës Buçimas për periudhat 2000-2003 dhe 2003-2005, vit në të cilin zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë në zonën zgjedhore 86, Pogradec.Deputeti Jaçelli ka qenë pjesëtar i grupi parlamentar Qendra Demokrate dhe anëtar i Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Varrim bëhët ditën e premte ora 17.00 në Pogradec. Kryetarja e kuvendit, Jozefina topalli u ka shprehur ngushellimet prinderve te te ndjerit. start
Shtuar më 27/04/2007, ora 13:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori