Një 35-vjeçar ka
humbur jetën në një aksident rrugor ne oret e para te dites se sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës në kryeqytet.
Burime nga
policia bëjnë me dije se viktima është një 35-vjeçar me origjinë nga qyteti i Shkodrës, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
35-vjeçari sipas policisë ka qenë duke udhëtuar me motor dhe ka
humbur drejtimin e këtij të fundit. Mësohet se motori i aksidentuar ka targa italiane.
Ende nuk dihen të sakta rrethanat e ngjarjes ndërkohë që
policia ka nisur hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014,
ora 11:00