Humb betejën me COVID-19 djali i ish-deputetit shqiptar (FOTO LAJM)

Djali i të ndjerit ish-deputetit kosovar, Nimon Alimusaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në facebook, ku i shpreh edhe ngushëllimet e sinqerta familjes.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19.

Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.

Shtuar më 22/08/2020, ora 22:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori