Human Rights Watch vlereson ligjin shqiptar kunder diskriminimit
Albeu.com
Organizata e të Drejtave të Njeriut, Human Rights Watch tha se projektligji kundër diskriminimit i cili u miratua në Shqipëri më 4 shkurt 2010, është një hap i rëndësishëm përpara për të garantuar barazinë për të gjithë.Organizata i bëri komentet në një letër dërguar Kryeministrit Sali Berisha. Projektligji, i cili ishte propozuar nga qeveria e Shqipërisë, synon mbrojtjen e shqiptarëve nga çdo formë diskriminimi, duke përfshirë atë që bazohet mbi orientimin seksual dhe gjininë. "Qeveria e Shqipërisë, thuhet në një komunikatë për mediat të organizatës Human Rights Watch, ka treguar rol udhëheqës në luftën për barazi," tha Boris Dittrich, Drejtor në programin për mbrojtjen e të drejtave të personave homoseksualë, biseksualë dhe transseksualë. Klauzolat e këtij ligji, thotë organizata, nëse zbatohet si duhet, do të ndihmojë për ndërtimin e një shoqërie të hapur ku të gjithë të mund të jetojnë të lirë."
Shtuar më 17/02/2010, ora 04:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori