Hua tek Banka Europiane për ndërtimin e teatrit të ri, Pollo: Nuk do t'a lejojmë!
"Këtë të fundit duan t’a bëjnë me një hua nga Banka Europiane e Investimeve. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe besoj se nuk do të ndodhë..."

Ish- zv.kryeministri në qeverinë e PD, Genc Pollo paralajmëron se opozita nuk do lejojë që Banka Europiane e Investimeve të financojë projektin me xham e çelik mbi truallin e Teatrit Kombëtar.

Pollo thotë se pas shembjes së kompleksit tek Teatri, kjo do të ishte një barbari nr.2 dhe kjo nuk ka për të ndodhur.

STATUSI NGA GENC POLLO:

Banka Europiane e Investimeve nuk do të financojë Barbarinë nr 2 !!!

Barbaria 1 e lalit të madh e të vogël ishte shembja e kompleksit historik të Teatrit Kombëtar;

Barbaria 2 është ndërtimi po aty i një blloku me xham e çelik pa përmendur kulla e aferat.

Këtë të fundit duan t’a bëjnë me një hua nga Banka Europiane e Investimeve. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe besoj se nuk do të ndodhë.

Opozita, shoqëria civile dhe miqtë europianë e një Shqipërie europiane do e sqarojnë Bankën se lalët duan t’a zhysin edhe atë në batakun e tyre. Dhe nuk do të lejojnë financim europian për barbarinë!

Ashtu siç bënë që të deshtonte plani hiperkorruptiv i rrugës Milot Balldren (12 milionë Euro për km).

Duke ndalur Barbarinë 2 do të mundemi të zhbëjmë edhe Barabrinë 1! Duke e rindërtuar dhe restauruar me respekt e dashuri kompleksin historik. GP
Shtuar më 28/05/2020, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori