HRW: Beogradi po diskriminon shqiptaret
Pëlqej
Albeu.com
Beogradi ndjek politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës- në këtë përfundim ka arritur organizata Human Rights Watch në një raport të publikuar sot ku kritikohet politika e ashpër e Serbisë në drejtim të shqiptarëve në këtë luginë.Në këtë raport theksohet se Beogradi nuk mund të shpresoj të lëvizë drejt Bashkimit Evropian përderisa nuk tregon se nuk toleron dhunën.

Në raportin e saj 74 faqesh, Human Rights i rekomandon Qeverisë së Serbisë, që të dënojë të gjitha instancat e dhunës etnike dhe të sulmeve të tjera kundër minoriteteve në mënyrë publike dhe të qartë.

HRW rekomandon që autoritetet e Beogradit të hetojnë dhe nëse nevojitet të marrin masa të nevojshme disiplinore ose ligjore kundër zyrtarëve të dyshuar për nxitjen, inkurajimin apo mbështetjen e dhunës së motivuar etnikisht kundër personave apo pronës. (ina/start/albeu)
Shtuar më 03/11/2008, ora 23:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori