Hoxhaj nuk lëshon pe
Albeu.com
Asnjë bartës i arsimit të lart privat nuk do të ketë të drejtë të pranojë studentë të rinj për vitin akademik 2008/2009, e ka konfirmuar edhe një herë ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.Pavarësisht akuzave, ministri Hoxhaj, në një prononcim për të përditshmen Express ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të lëshojë pe. Ai ka thënë se të gjitha universitetet duhet të vazhdojnë punën normale deri në fazën e re të akreditimit, e cila do të ndodhë në vitin e ardhshëm.

Deri atëherë, sipas tij, universitetet private nuk do të kenë të drejtë të pranojnë studentë të rinj, ndërsa ata që tashmë e kanë bërë një gjë të tillë, duhet të mbajnë vetë përgjegjësi për këto veprime.

Për këtë ai ka thënë se e ka përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës, e cila në muajin e kaluar kishte marrë vendim që të mos akreditohen asnjë nga bartësit e arsimit të lartë privat. (Telegrafi)
Shtuar më 17/08/2008, ora 19:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori