Hoxha "thumbon" policinë: Me këto aksione, maksimumi do krehni balluket tuaja
Pëlqej
Ditën e sotme Policia e Shtetit zhvilloi një operacion “blic” në Vlorë gjatë të cilit vuri në pranga një të ri të cilit iu gjet një armë në banesë.

Rrëth këtij operacioni ka reaguar gazetari injohur Artan Hoxha, i cili me nota ironie demaskon operacionet e policisë.

Hoxha shkruan se me këto aksione, policia nuk do arrijë dot të kapë asnjë “të fortë” me makinë të blinduar, të cilëve maksimumi i ka detyruar të ndryshojë targat e makinave të shtrenjta që kanë në pronësi dhe të lëvizin lirshëm edhe pse Policia për to ka nisur aksion.

Postimi në Facebook

Kur shkon per krehje dhe vjen i rruar

Pas operacionit "Vjeshte 2017", ku Policia e Shtetit me ne krye kreret e saj i futi nje te "krehur balukeve" dje paradite ne Elbasan, sot ne te zbardhur dita vendosen ti fusin dhe nje "krehje ballaboks" Vlores.

Meqe jemi ne vjeshte keto aksionet me "krehje" bandash dhe te fortesh me kujtojne kohen e gjimnazit, ne fundin e viteve '80 te shekullit te kaluar, kur ndermarrjet bujqesore ishin keq me korrjen e misrit dhe na kerkonn ti fusnim nje aksion vullnetar per te mos e zene shiu misrin ne are.

Zoterinj aksioniste te policise, grupet kriminale per te cilat flasim, ne Elbasan, Vlore, Durres, Shkoder apo Tirane, nuk jane as parcela me miser te ndermarrjeve bujqesore mbetur ne are dhe as parcela me hashash te ndonje kultivuesi hallexhi qe ia ka futur vrapit sapo ka pare furgonin e grupit te gatshem.
Kjo lloj "korrje" nuk do as kosore dhe as sakice, se po te ishte se korreshin aq kollaj, i "korrnin" kryetaret e bashkive me polici bashkiake.

Me keto lloj aksionesh 3-4 oreshe me "krehje", maksimumi mund te krehni baluket tuaja ose mund te krehni ndonje pjekes misrash pa kupon tatimor ne ndonje cep mehalle.

Se atyre te forteve me makina te blinduara Audi A8, qe kane bere zap Elbasanin dhe i kane korrurr te vraret si thase me miser keto 18 muajt e fundit, maksimumi mund ti keni detyruar te nderrojne marken e Audit, nga A8-te ne Q7-te.

Nese nje grup special hetimor i prokurorise per krimet e renda dhe policise gjyqesore nuk ulet kembekryq ne Elbasan dhe ti nise nga masakra e 3 shkurtit 2016 zbulimin e gjithe atentateve, aksionet vullnetare me krehje, thjeshte do tu stilojne modelin e balukeve mbreterve te rinj te qytetit...


Shtuar më 22/09/2017, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori