Hoxha nxjerr detaje të reja: Kush e hodhi granatën dhe si u gjend Murataj?
Shqipëria u trondit ditën e kaluar nga një grabitje në aeroportin e Rinasit. Një grup kriminal hyri deri në pistën e avionit dhe grabitën 10 milionë euro ndërsa gjatë arratisjes u përplasën me policinë ku dhe mbeti njëri prej tyre i vrarë.

Ndërkaq dëshmitarët sot kanë rrëfyer ngjarjen gazetarët po japin detaje nga ngjarja tronditëse.


Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se në momentin e përplasjes se grabitësve me policinë, autorët kanë hedhur dhe një granatë duke bërë të vështirë ndjekjen e tyre.

"Një nga autorët ka hedhur granatë e cila ka shpërthyer duke penguar avancimin e policisë. Kjo skudadër ka hasur në rezistencë sepse nuk e dinte me kë kishte të bëbnte. Autorët kishin kallashnikovë, armë frontale dhe granata. Murataj duket që është ulur në pjesën e pasagjerit. Nëse nuk do të kishte pasur maskën, goditja do i kishte hapur kafkën. Ka patur vetëm dëmtime dhe hemoragji. Fytyra e tij ka qenë e dëmtuar dhe për këtë arsye ishte e vështirë të njihej. Nuk është verifikuar ende nëse Murataj është vrarë nga policia apo jo", u shpreh Hoxha.

Ndërkaq dëshmitarët kanëfilluar të rrëfejnë ato që panë me sy.

Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë.

Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit.

“Këtu ishte furgoni i bardhë me shkrime anësore, policia ishte në kthesë me furgon, dera anësore e të cilit ishte hapur, sepse e kanë me shinë. Ka qenë luftë, gjuanin shumë persona, s’kanë qenë as një dhe as dy”, tregon Ismet Vladi.

Ismeti tregon se makina e grabitësve, e braktisur kishte bllokuar rrugën, ndërsa njëri prej tyre gjuante me armë.

“Të shtënat kanë zgjatur 3 minuta, pastaj s’pati më. Në fillim kallash, pastaj filluan me pistoleta”, thotë më tej dëshmitari.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe fqinji i tij.
Shtuar më 10/04/2019, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori