Hoxha: Nuk guxoj të shkoj më në Shkodër
Gazetari i njohur Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me profesionin e vështirë të gazetarit dhe sidomos në Shqipëri.

Hoxha tha se kërcënimet më të mëdha për mediat vijnë nga bota e krimit dhe për pasojë, gazetarët në Shqipëri janë në rrezik.

Ngjarjet e ndodhura së fundmi në Shkodër, kanë bërë dhe që gazetari të mos ta vizitojë shpesh, për të mos thënë fare.

Edhe kur e vizitonte ai shkonte për të parë ndeshje, ndërsa tani thotë se nuk shkon më,rapoton A2.

"Gjatë vitit 2018 ka pasur një ristrukturim të botës së krimit në vend, ka shpërthyer një konflikt brenda kësaj bote. Puna që bëj më ka kufizuar në rutinën time të përditshme. Bëj një skaner të çdo vendi që shkoj dhe kë takoj, pasi situata ka evoluar. Nuk mund ta them frikë, por vigjilencë ose kujdes. Gjatë vitit të kaluar janë denoncuar rresht ngjarjetShkodër, ngjarjet në Elbasan dhe sidomos në Vlorë. Unë shkoja në Shkodër për të parë edhe ndeshje futbolli, por tani nuk shkoj dot më. Ka pasur dhe raste që nuk ke si i shpëton”. tha ai.
Shtuar më 18/04/2019, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori