Hoxha në Facebook: Ja pse u tërhoqa
Artan Hoxha
Artan Hoxha, ish kandidati i mazhoranës për President të Republikës në një reagim të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka rrëfyer arsyet që e shtynë të hiqte dorë nga gara vetëm disa minuta para se Parlamenti të votonte kandidaturën e tij.


“Për arsye të rrethanave, zhvillimet e të cilave po bëheshin të këtilla që tejkalonin kufirin e pranueshmërisë sime, ndërkohe që shpresoja të kundërtën, vendosa të terhiqem nga kandidimi për Presidentin e Republikës. Duke ju falenderuar të gjithëve si për mesazhet e shumta të mbështetjes së kandidimit dhe po kështu ato të mirëkuptimit për tërheqjen, ju përshëndes me shumë respekt si miq të mirë” shkruan Hoxha në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë pas tërheqjes së zotit Hoxha, mazhoranca ka kandiduar Bujar Nishanin për president të ri të vendit. Raundi i dytë i votimit të presidentit do të zhvillohet në orën 17:00 në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa opozita është shprehur kundër edhe kësaj kandidature. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2012, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori