Bomba në sediljen e shoferit, miku i Putinit ia dha makinën vajzës në moment të fundit! Pamje nga momenti tragjik

Vajza e filozofit ultra-nacionalist dhe këshilltarit të ngushtë të Putinit, Aleksandër Dugin u vra në një atentat me bombë.

Ndërkohë kanë dalë pamjet ku Dugin shihet në gjendje shoku në vendin e ngjarjes.

Ai shihet duke vendosur duart në kokë dhe pamjet kanë bërë xhiron e mediave në botë.

Siç njoftuan hetuesit rusë, brenda mjetit ka pasur një bombë dhe ishte vendosur nën sediljen e shoferit.

Makina Toyota Land Cruiser ishte e babait të saj dhe ai do të ishte vetë në të, vetëm në momentin e fundit ndryshoi mendje dhe hipi në një automjet tjetër.

Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Bolshiye Vyazyomy, pranë Moskës. Të dy kishin qenë në një koncert dhe po ktheheshin në shtëpi.

Siç raportoi gazeta ruse 112, 35-vjeçarja Darya Dugin dhe babai i saj 60-vjeçar do të ktheheshin në Moskë me të njëjtën makinë. Por Dugin, që besohet të jetë objektivi i vërtetë i sulmit, vendosi në minutën e fundit të udhëtojë veçmas.

Videoja, autenticiteti i së cilës nuk është konfirmuar dhe postuar në Telegram, tregon Dugin të shokuar teksa ekipet e shpëtimit mbërrijnë në vendin e ngjarjes së makinës që digjej.