“Hoteli është gati, të pres”, SMS-ja që çoi në arrestimin e shefit të policisë
Pëlqej
Hoteli është gati. Të pres”. Ky është një nga mesazhet e gjetura në telefonin e shtetases me inicialet R.M., dërguar nga shefi i komisariatit të Velipojës, Ernest Paluku, i cili i kërkonte 32-vjeçares favore seksuale për ta ndihmuar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti.

Pasi kishte kontaktuar me Palukun për të bërë denoncimin, ky i fundit i ka kërkuar favore seksuale.

“Mirë, do e rregulloj unë këtë punë, vetëm ti prano me mua që të bësh seks, se unë do të të dal në mbrojtje për çdo gjë që ti të kesh nevojë”, i ka thënë Paluku.

Ai nuk është mjaftuar me kaq, por e ka ngacmuar 32-vjeçaren edhe me sms, por edhe në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori