Horrori në Shkodër, futet të operojë stomakun e del me këmbë të përvëluar
Një ngjarje alla-shqiptare i ka ndodhur një burri në qytetin e Shkodrës, i cili i është drejtuar uniformave të bardha për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në pjesën e stomakut.

Ai tregon për "Boom" se fatmirësisht, operacioni në stomak shkoi mirë, por kur i doli narkoza vuri re se diçka nuk shkonte me këmbën e tij. Zyhdi Meti thotë se ndiente dhimbje dhe se ka vënë re që këmbën e kishte të djegur keq.

Burri sqaron para kamerave:

Në 2015 jam operuar në stomak. Operacioni më ka ecur mirë, por gjatë narkozës unë kam pasur një dhimbje në këmbë. Aty më kishin vendosur pllakat dhe më kishin djegur këmbët. Doktorët as më fal nuk më kanë thënë. Grada e djegës është e shkallës së tretë. Unë jam ndjerë shumë i ofenduar.

Mjekët në Tiranë me kanë hequr lëkurën më kanë veshur pulpën e këmbës, por përsëri unë kam pasur difekte dhe nuk isha në gjendje të ecja me këmbët e mia dhe të gjitha shpenzimet kanë qenë nga xhepi im".

Në vijim Zyhdiu ka rrëfye peripecitë që i janë dashur të kalojë me shpresën se një ditë do të mund të marrë dëmshpërblim për dëmin që i shkaktoi spitali i Shkodrës nga pakujdesia.

Teksa bën me dije se çështjen e ka çuar në gjykatë, ai shprehet:

Gjykata e Shkodrës me dha të drejtë dhe më tha që më takon dëmshpërblimi. Por spitali i Shkodrës e apeloi çështjen dhe e ka çuar te gjykata administrative e Tiranës.

Më ka thënë avokati im që duhet të presim 2 ose 3 vjet që të na vijë radha e gjyqit. Tani kur do t’i marr lekët unë kur të vdes?

Unë kam fakte. Jam djegur, jam sakatuar dhe akoma mezi eci dhe këto më zvarrisin qe mos t’i marr asnjëherë lekët. Kjo nuk është e ndershme". /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori