I preu kokën nënës, fqinjët për 44-vjeçarin: E kishim frikë, e ëma bërtiste e kërkonte ndihmë
Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabre në Pogradec, e cila ka tronditur opinionin publik. Mësohet se, autori i krimit Olsi Çekiçi është person me precedentë penal.

44-vjeçari, ka qenë më herët i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë. Ndërsa, gjithashtu ka vuajtur dënimin në vendin tonë në burgun e Zaharisë.

Kujtojmë se, 44-vjeçari, i dyshuar me probleme mendore, i ka prerë kokën mamasë së tij dhe më pas e ka varur atë në derën e shtëpisë.

Për mediat, fqinjët e familjes Çekiçi kanë shprehur keqardhje për viktimën, duke e cilësuar zonjën si “shpirt njeriu”. Ata po ashtu shprehin indinjatën e tyre ndaj shtetit, i cili-sipas tyre-është fajtor pasi institucionet e tij lanë të lirë autorin.

“Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, një nënë që ishte shpirt njeriu, nuk e di se si u bë kjo punë, kishte vajtur në polici, në çmendinën në Elbasan, por e kanë liruar. Thonë që përdorte lëndë narkotike. ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derën jashtë në rrugë, e panë njerëz të tjerë.

Thonë që thërriste ndihmë ndihmë. duhet të punonte shteti, se është marrë 3-4 herë, çfarë doktori është ai që e lëshon, duhet arrestuar në vend doktori. kishim frikë të dilnim, ndërronim rrugën se ishte i lojtur fliste me veten”, tha një prej banorëve.
Shtuar më 06/08/2020, ora 21:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori