Horror në Sarandë, burri masakron fqinjin me sëpatë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sarandë ku një burrë ka marrë sëpatën duke iu drejtuar shtëpisë së fqinjit. Pasi ka hyrë në rrethimin e brendshëm ai ka qëlluar njërin prej familjarëve duke e plagosur rëndë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori është Gjon Marku, 51 vjeç, banues në Borsh, Sarandë.

"Mbrëmjen e djeshme, ky shtetas në vendin e quajtur “Kubovë-Shkallë,Borsh, u ka dal përpara fqinjëve të tij (pjestarëve të familjes së shtetasit M.Gj.), dhe pasi është konfliktuar më ta për motive të hershme pronësie i ka goditur me pjesën e pasme të sëpatës duke i lënë të dëmtuar.

I plagosur në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi M.Gj., pasi Gjon Marku e ka goditur disa herë në kokë duke e lënë të dëmtuar"., - bën me dije policia.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit Gjon Marku, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Shtuar më 08/01/2018, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori