Horror i vërtetë, babai vret në gjumë dy fëmijët
Pëlqej
Një horror i vërtetë ka ndodhur në Esperia ku një 70 vjecar ka vrarë në gjumë dy fëmijët e tij dhe më pas vrau edhe veten, duke kursyer vetëm gruan.

Mediat italiane bëjnë me dije se Gianni Paliotta priti që gruaja e tij Filomena De Angelis, 58 vjece të dilte nga shtëpia herët në mëngjes dhe më pas vuri në jetë planin makabër.

Me tre plumba pistolete i dha fund jetës së dy fëmijëve dhe vetës, me një qëlloi djalin 27 vjecarin Mariano, një për vajzën Isabella, 19 vjec dhe një në fund për veten.

Isabella, vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe po mbijetonte falë një transplanti me veshkën që i kishte dhënë e ëma.

Nuk dihen ende motivet, por thuhet se i ati nuk e pranonte dot sëmundjen e të bijës. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2018, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori