HORROR/ 16-vjeçarja shkoi të jetonte me nënën biologjike, ajo e djeg të gjallë
Pëlqej
Një ngjarje horror është zbuluar në SHBA.

Mbetjet e një adoleshente janë gjetur në një gropë në një fermë të Misurit në SHBA.

Sipas policisë, mbetjet i takojnë një vajze e cila la prindërit e saj të adoptuar për të jetuar me nënën e saj.

Savannah Leckie, 16 vjeçe, u ribashkua me me nënën e saj biologjike, Rebecca Ruud, vitin e kaluar.

39 vjeçarja është akuzuar për vrasjen e saj duke e varrosur trupin e saj për të fshehur provat.

Savannah ishte zhdukur para se policët që kërkonin për të në fermën e largët të zonjës Ruud.

Gjatë hetimeve ata gjetën kocka dhe dhëmbë të djegur në një gropë zjarri.

Zyrtarët gjithashtu gjetën një mulli mishi, thika dhe 26 shishe të cilat mund të përshpejtojnë dekompozimin e mishit të njeriut.
Hetimi është ende në vazhdim, raporton “The Independent”.

Savannah thuhet se u kthye për të jetuar me nënën e saj biologjike në nëntor të 2016 –ës pasi prindërit e saj të adoptuar u divorcuan. /albeu.com/


Shtuar më 24/08/2017, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori