Aksidenti me tre të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër, arrestohet 20 vjeçarja që drejtonte “Porsche”

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e së shtunës  në aksin Shkodër-lezhë, pasi një makine “Porsche” me të cilën udhëtonin 3 vajza doli nga rruga. \si pasojë mbeti e dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe  shtetasja D. N., 20 vjeçe,  të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja  I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë.

Policia bën me dije se ditën e sotme ka arrestuar shoferen e makinës, shtetasen  R. P., 20 vjeçe, banuese në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 20.05.2023, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Melgushë, ju bëjmë me dije se specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban të DVP Shkodër arrestuan shtetasen R. P., 20 vjeçe, banuese në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës, pasi duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuara pasagjeret në këtë automjet, shtetasja D. N. dhe shtetasja ukrainase I. K., të cilat marrin asistencë më të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë”, thuhet ne njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 22.05.2023 12:31