Bill Clinton vjen për herë të parë në Shqipëri, zbulohet data

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të vizitojë Tiranën më datë 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.

Katër korriku përkon gjithashtu me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Burime qeveritare thanë Top Channel se Clinton vjen në vendin tonë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për t’i shprehur falënderimin për gjithçka ai dhe SHBA bënë për Shqipërinë, Kosovën dhe Rajonin.

Ardhja e Clinonit në Shqipëri u paraljmërua nga kryeministri, Edi Rama oak ditë më parë në një konferencë për mediat, por nuk dihet nëse i referohej vizitës së Bill Clinton.

“Mendoj do të jetë një dhuratë e bukur, por meqë i lidhni të gjitha gjërat me lek nuk janë lek.”, u shpreh Rama.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.