Zelensky mund të udhëtojë drejt Japonisë për samitin e G7

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të udhëtojë në Japoni për samitin e Grupit të Shtatë (G7) në Hiroshima, sipas një raporti të medias japoneze.

Zyrtari i qeverisë ukrainase Ikhor Dzhokova i tha agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo se presidenti ukrainas do të monitorojë me kujdes situatën në fushën e betejës dhe më pas do të marrë vendimin e tij përfundimtar.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, gjatë vizitës së tij në Ukrainë, e kishte ftuar Zelensky të marrë pjesë online në samitin e G7, i cili fillon nesër.

Japonia aktualisht kryeson G7. G7 përfshin Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë dhe Kanadanë.


Shtuar 18.05.2023 17:43