Asgjësohen 1844 bimë kanabis në Lezhë

Në kuadër të operacionit “Imazhi”, në Lezhë janë asgjësuar 1844 bimë narkotike e llojit cannabis sativa.

Sipas policisë, në rrethin Lezhë, janë gjetur në total 1061 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në 2 njësi administrative, konkretisht 593 bimë u gjetën në fshatin Troshan të njësisë administrative Blinisht, ndërsa 468 bimë u gjetën në fshatrat Fregen dhe Rras i Butë të njësisë administrative Ungrej;

Në rrethin Kurbin u gjetën të kultivuara në total 412 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, konkretisht 380 bimë u gjetën në fshatin Alk të njësisë administrative Fushë Kuqe, ndërsa 32 bimë u gjetën në fshatin Shkopet të njësisë administrative Milot.

Gjithashtu, në rrethin Mirditë, në njësinë administrative Kaçinar, në fshatin Shëngjergj, u gjetën të kultivuara 371 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. /albeu.com


Shtuar 17.07.2023 10:05