Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në provincën veriore të Turqisë, Samsun.
Dy tramvaje u përplasën kokë më kokë me njëri-tjetrin duke lënë të plagosur të paktën 26 persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, sipas raporteve paraprake.
“Në aksidentin që ndodhi në lagjen Canik të Samsunit mëngjesin e së premtes, dy tramvaje të sistemit të hekurudhave të lehta Samsun (SAMULAS) u përplasën me njëri-tjetrin pranë stacionit të Piazza”, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i mad hi Autoriteti të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), zjarrfikësve dhe ekipeve mjekësore janë dërguar në vendin e aksidentit.
Ekipet mjekësore i kanë transferuar të plagosurit me ambulance në spitalet më të afërta të qytetit.
Nuk dihet ende shkaku i përplasjes./Albeu.com